Një krim në familje u shënua pasditen e kësaj të mërkure në lagjen Sheq i Madh të Fierit. 29-vjeçari Demokrat Medinaj ka vrarë më thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj, 28 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia bëri të ditur se krimi ndodhi në banesën e çiftit, ku 29-vjeçari ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ka ndërruar jetë. Mësohet se çifti ka dy fëmijë të mitur dhe dyshohet se vrasja e bashkëshortes mund të ketë ndodhur nga një konflikt i çastit.