“Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, e në veçanti në planin ekonomik.” Kështu është shprehur presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, pas një takimi me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor John Harris. Takimi u mbajt në Beograd, një ditë para 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e okupuar më 1944, teksa sipas Vuçiç ka një përkushtim për përmirësim të raporteve.