Kryeministri Edi Rama identifikoi dy faktorë kryesorë që kanë shkaktuar përmbytjet masive në vend ditët e fundit. Faktori i parë, sipas tij, janë reshjet e mëdha të shiut dhe ndryshimet klimatike. rama – vorbulla ndryshimet klimatike Faktori i dytë ndotja dhe bllokimi i kanaleve kulluese nga hedhjet e inerteve dhe shisheve plastike. rama – shishet plastike Rama paralajmëroi masa ndëshkuese ligjore për ndotësit dhe premtoi dëmshpërblim për të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet. Rama – sensibilizim dhe ndëshkim. Ti nuk do të jesh kurrë vetëm. Kjo është motoja ime dhe e jona sa herë fatkeqësi të ndryshme godasin vendin e njerëzit, që nga tërmeti shkatërrues i mijëra e mijëra shtëpive e deri tek sikleti rrënues i një familjeje të goditur nga uji, zjarri apo nga ndonjë fatkeqësi tjetër.