Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njëherësh ish-kryeministër dhe ish-President synon rikthimin e tij për të marrë frerët e PD. Pasi deklaroi nga Kavaja se do të garonte për kreun e PD, Berisha zgjodhi Lezhën për të bërë publike datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, datë e cila përkon me datën e krijimit të PD, 11 dhjetor.