Ish prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj ka kërkuar këtë të martë në Gjykatën administrative të Apelit, shfuqizimin e vendimit për emërimin në SPAK të Elvin Gokajt dhe Alfred Shehut. Sipas Muhametaj, gjithçka lidhet me kushtin e aftësive profesionale për të dy këta persona. Në përfundim të seancës, gjykata nuk dha asnjë vendim, gjithashtu refuzoi kërkesën e Muhametajt për t’i vendosur në dispozicion gjykatës dosjet e secilit prej kandidatëve.