Ministrat e kabinetit qeveritar dhanë llogari përpara kreut të qeverisë, Edi Rama për punën e dikastereve që drejtojnë gjatë vitit që lamë pas. Nga diskutimet pas dyerve të mbyllura të vilës qeveritare 30, u bënë publike vetëm meritat, arritjet dhe objektivat e kabinetit qeveritar, teksa kritikat dhe pikat e dobëta mbetën të pazëshme.