Top News- Dy bashki në zgjedhje të reja/ Kur do të mbahen zgjedhjet për Kukësin e Rrogozhinën
17/06/2023 17:51

Shkarkimi i kryetarit të rizgjedhur të Bashkisë së Kukësit, pas publikimit të skandalit erotik nga zyra e tij që mban datën 6 qershor 2023, e çon Kukësin në zgjedhje të parakohëshme. Nisur nga kjo, sipas parashikimeve të kodit zgjedhor, Kukësi duhet të shkojë sërish në zgjedhje brend 45 ditëve. Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit, që në këtë rast u bë në 16 qershor. Nisur nga kjo, kryeministrisë I duhet të njoftojë zyrtarisht Presidentin e Republikës, I cili Brenda 48 orëve nga njoftimi I vendimit të marrë, duhet të caktojë datën për zgjedhje të pjesshme. Por paralelisht me datën që pritet të vendosë presidenti Bajram Begaj, një date pritet edhe për Rrogozhinën, pas vendimit të Kolegjit zgjedhor për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë Bashki. Por ndryshe nga rasti I shkarkimit, në rastin e Rrogozhinës është KQZ, institucioni që do të duhet të caktojë datën e zgjedhjeve, teksa mbetet për tu pare nëse do të ketë një koordinim me Presidentin për të patur të njëjtën date. Gjici u shkarkua më 16 qershor nga Këshilli i Ministrave për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual në zyrën e bashkisë Kukës. Skandali u zbulua pasiu shpërnda me shpejtësi videoja erotike përmes whatsapp, teksa pak orë nga publikimi, Gjici u dorëhoq publikisht.

Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15
Top Channel/ Djemtë lënë babanë në morg! Krimi në Roskovec, viktimat varrosen veçmas, 9 fëmijët…
25/03 12:13
Top Channel/ Sot vendimi për portugezin Saraiva, vrau Ardian Nikulajn me llogari të Edmond Haxhisë
25/03 12:11
Top News – Për furnizim te fqinjët. Shtrenjtimi i karburanteve çon qytetarët në Kosovë e Maqedoni
25/03 12:07
Top News – Bashkëshortët varrosen të ndarë. Krimi i dyfishtë në Roskovec, autori ende në morg
25/03 12:05
Top News – ‘Policia shqiptare korruptohet lehtë’. Amerikania në Vlorë denoncon bashkëkombasin
25/03 12:04
Top News – Hoxha takohet me Ambasadorin Durmishi. ‘Kosova, përparësi e padiskutueshme e Shqipërisë’
25/03 12:03
DIGITALB DIGITALB