Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Tiranës, Belind Këllici prezantoi programin e tij për drejtimin e kryeqytetit në katër vitet e ardhshme. Këllici u ndal në zonën e “Pazarit të Ri”, për tu njohur me disa problematika të qytetarëve. Të moshuarit të cilët vujanë edhe më shumë mungesën e shërbimeve, dhe shtrenjtimin e kostove të jetesës, ishin në fokus të takimeve të Këllicit.