Operacione të njëpasnjëshme, për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”. Shërbimet e Policisë, për këtë rast, arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 30 vjeç, banues në Vreshtas, pasi nga kontrollet e kryera në automjetin që ky shtetas drejtonte gjatë natës, në fshatin Cakran, dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.