Ilirjan Celibashi nuk do ta regjistrojë Partinë Demokratike pa firmën e Lulzim Bashës. Kreu i KQZ-së këmbënguli se në vlerësimin e tij, pa deklaratën solemne të firmosur prej Bashës dokumentacioni është i paplotë. “Vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët. Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim.”