Tre persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të regjistruara pasditen e së premtes në Lezhë dhe Fier. Aksidenti i parë ndodhi në rrugën Fier-Berat, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet bujqësor tip traktor dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt qëndrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.