Katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e dy aksidenteve të regjistruar në Kukës dhe Lushnje. Aksidentet ndodhën në orët e paradites së të premtes, i pari në Rrugën e Kombit dhe tjetri në aksidn rrugor Lushnje-Berat. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur në anësore në Rrugën e Kombit, ku për pasojë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar mjekësore.