Të paktën 32 persona janë vrarë në dy aksidente të ndara në Turqi, kur mjetet u përplasën me skuadrat e emergjencave që kishin mbërritur në vendngjarje për të asistuar në aksidente të tjera të mëparshme. Një autobus, u përplas mbi skenën e një aksidenti rrugor afër Gaziantepit paraditen e të shtunës duke vrarë 16 persona e duke plagosur 21 të tjerë. Mes viktimave, katër zjarrfikës, tre punonjës të emergjencës mjekësore dhe dy gazetarë që po raportonin ngjarjen live.