Ardian Dvorani kërkon që të ribashkohet në trupën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ish-kryetari i KED-së, Ardian Dvorani kërkon që të ribëhet pjesë e trupës nga e cila u largua pak kohë më parë. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Vitore Tushës, pasueses së tij në drejtimin e këtij institucioni, Dvorani kërkon që mandatin ta ushtrojë deri në fund të vitit 2020, kur edhe përfundon.