Tensione u shënuan para Bashkisë së Durrësit këtë të enjte, ku një grup personash që kishte dalë në protestë tentoi të futej në ambientet e brendshme. Me thirrjet "Durrësi, skenë e krimit" dhe "shpallni gjendjen e emergjencës" dhjetëra banorë të qytetit bregdetar protestuan për situatën që po kalon kjo zonë me përmbytjet. Ata e nisën protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit. Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore.