Një pjesë e akseve rrugore të qytetit të Durrësit, veçanërisht kryqëzimet, dhe në periferi të tij janë përmbytur nga uji mbrëmjen e së premtes. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve duke vështirësuar kalimin për këmbësorët dhe automjetet.