Edhe këtë mbrëmje, banorët në Durrës kanë dalë në protestë pas situatës problematike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Qytetarët janë mbledhur para bashkisë së Durrësit me pankarta në duar dhe kërkojnë mbështetje dhe transparencë për situatën e krijuar. Ata kanë ngritur zërin kundër abuzimit me fondet publike dhe investime të pamenduara që përmbysin Durrësin, si dhe mungesën e mbështetjes në këtë situatë për banorët e prekur.