Moti i keq ka shkaktuar një sërë problemesh në vend, teksa policia bën thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në zonat e përfshira nga reshjet e dëborës. Durrësi është një nga qytetet e prekura nga moti i keq, ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, shumë rrugë në qytetin bregdetar janë përmbytur. Kjo ka shktuar probleme në qyrkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve.