Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie për të shmangur testin e alkoolit. Gjatë një kontrolli rutinë, punonjësit e Policisë Rrugore e konstatuan shtetasin duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në momentin që i kërkuan dokumentacionin dhe kryerjen e testit të alkoolit, ai iu afrua me para efektivëve me qëllim shmangien e procedurës