GJKKO ka lënë në burg Durim Bamin, të shumëkërkuarin që u ekstradua nga Dubai ku ndodhej në arrati. Në seancën e kësaj të shtune, Bami nuk ishte i pranishëm në gjyq. Ai u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës që kërkoi nga trupi gjykues një masë më të lehtë, si ajo e arrestit në shtëpi, Por kërkesa nuk u pranua nga togat e zeza që vendosën të lënë në qeli.