I shumëkërkuari i drejtësisë Durim Bami u ekstradua këtë të enjte nga Dubai. 47-vjeçari mbërriti në Rinas gjatë orëve t vona të mbrëmjes, nga ku më pas u dërgua nga forca të shumta policie drejt paraburgimit. Shoqërimi i tij u bë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve. Arrestimi i Durim Bamit në Dubai u bë pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë Arrest me burg për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.