Tre javë nga marrja e detyrës së re, Altin Dumani kreu i Prokurorisë së Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, origanzoi një mbledhje këtë të hënë, gjatë së cilës njoftoi disa ndryshime. Adnan Xholi u caktua në krye të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar, post të cilin më parë e mbante vetë Altin Dumani.