Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani thotë se filtrin e vettingut e kanë kaluar edhe gjyqtarë dhe prokurorë me premisa korrupsioni. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Dumani tha se veç ish gjyqtarëve dhe ish prokurorëve, SPAK po heton edhe punonjës të drejtësisë që kanë kaluar vettingun.