Altin Dumani ka paralajmëruar këtë të enjte se burimet njerëzore të Prokurorisë së Posaçme do të jenë më së shumti të përqëndruara në goditjen e korrupsionit. Gjatë raportimit përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani u shpreh se 20 prokurorë është numër I mjaftueshëm për strukturën që ai drejton, por duhet të plotësohen vendet bosh që janë 3, me një nga vakancat që është plotësuar tashmë me prokuror të përkohshëm.