Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, pretendon kandidatë në listat e PD në Qarkun e Vlorës, Korçës, e Gjirokastrës. Në një konferencë për mediet, teksa shfaqi edhe pakënaqësi lidhur me regjistrimin e emigrantëve, pasi sipas tij duhet zgjatur afati i letënjoftimeve dhe pasaportave, Dule theksoi se edhe Tirana është një nga qarqet ku partia e tij ka potencial votash.