Vonesat në realizimin e një reforme zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë bërë që një prej aleatëve opozitar, njëherësh edhe partia që kryeson Frontin Opozitar, ajo Agrare, I bën thirrje Partisë Demokratike të Berishës dhe asaj socialiste, të përshpejtojnë punën. Agron Duka, teksa ngre shqetësimin për vonesat me këtë reformë, thekson se çështjet që po adresohen nga grupi i dialogut, janë periferike.