Naim Luli, 58-vjeçari i dënuar për vrasje është arrestuar sërish nga policia, pasi duhet të vuajë dhe 1 vit burg nga dënimi i dhënë për të. Luli është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Tiranës për ngjarjen e ndodhur në vitin 2002, ku ekzekutoi me kallashnikov një person. Tashmë sipas përllogaritjeve, ai duhet të rikthehet sërish në qeli, ku duhet të vuajë pjesën e mbetur të vendimit.