Në seancën gjyqësore të kësaj të hëne ndaj Naim Murselit dhe bashkëpunëtorëve të tij në vrasjen e Liridona Ademajt, prokuroria ka bërë publike disa mesazhe telefonike, që sipas organit të akuzës provojnë se Murseli ka organizuar vrasjen. Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviç lexoi para gjykatës mesazhet e dërguara nga Naim Murseli te i akuzuari si ekzekutor, Granit Plava ditët para dhe ditën e ngjarjes. Sipas mesazheve, Murseli dhe Plava kanë komunikuar nga data 23 nëntor 2023 deri më 29 nëntor, datën e ngjarjes, ku në një mesazh të siguruar nga prokuroria Murseli i thotë Granit Plavës se ‘vrasja duhej kryer nesër’