Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me dyer të mbyllura, fokus kryesor ka qenë protesta e e paralajmëruar e 20 shkurtit dhe bashkimi i opozitës për të siguruar pjesëmarrje sa më të madhe në këtë ditë. Gjatë fjalës së tij deputeti Edi Paloka është shprehur se nëse nuk reagojnë, nuk do të kenë ndihmë as nga ndërkombëtarët.