Ish-deputeti i Partisë Demokratike, një prej zërave më të fortë, Ervin Salianji, mendon se për Bashki si e Tiranës, ku kundërshtari ka për kandidat një figurë të lartë politike, do të duhet të kishte si zgjedhje nga PD, një figurë të këtij niveli. Përballë këtij qëndrimi, ish-deputeti demokrat, thekson se situata aktuale e detyron PD-në të dalë me një figurë përbashkuese.