Sali Berisha sfidoi edhe këtë të hënë vendimin e gjykatës së posaçme. Sipas vendimit, në orën 10:00 ai duhej të paraqitej pranë oficerit të policisë gjyqësore të SPAK, por në vend të kësaj udhëhoqi revoltën e opozitës në Kuvend. Para seancës sulmoi si prokurorin e posaçëm, Arben Kraja ashtu edhe gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka.