Një ngjarje e turpshme është regjistruar në rrugët e Tiranës, teksa një shofere ka rrezikuar jetën e një qytetari që po kalonte në vijat e bardha. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet B.R., 46-vjeçe, e cila pasi i rrezikon jetën qytetarit nuk ngurron edhe ta dhunojë këtë të fundit. Në pamjet e publikuara në media, shoferja shihet teksa e shtyn disa herë dhe i fut duart në fyt këmbësorit.