Pasi Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare ka reaguar Einxhel Shkira. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se edhe Dj Dagz duhet të ketë pasaportë ashtu si çdo shqiptar i Kosovës. Einxhel shprehet se Dj Dagz, Dj PM dhe Fifi ishin gati të refuzonin çmimin e madh të “Big Brother VIP” vetëm për të marrë pasaportën shqiptare.