Nga 61 bashkitë e vendit, vetëm pesë prej tyre kanë identifikuar dhe dorëzuar pranë Qeverisë hartat me zonat prioritare ku mund t’u hapet rrugë investimeve në kuadër të ligjit të Paketës së Maleve. Për pjesën tjetër të tyre, Kryeministri Edi Rama pati kritika. Sinkron rama – ti kreshnik, etj etj Shpallni pa vonesa zonat prioritare. Mos prisni përgjigje nga ASHK për problemin e pronës, s’paskeni kuptuar ligjin. Paketa e Maleve është ilaçi për sëmundjen e ligji 7501, për ata që duan të investojnë në tokën e tyre. Nuk mund të presim që procesi të ngecë te bashkitë, që të përcaktoni zonat e t’ja çoni Qeverisë. Sipas Paketës së Maleve, miratuar në mars të këtij viti kërkesa për shpalljen e zonave prioritare bëhet nga bashkitë në drejtim të Ministrisë së Pushtetit Vendor. Kërkesa duhet të përmbajë hartën dhe argumentimin e plotë. Nga Paketa e Maleve mund të përfitojnë individë dhe biznese që kanë në përdorim pronën në 10 vitet e fundit, por që nuk kanë dokumentacion zotërimi të saj.