Top News – Droni rus 100 km në thellësi të NATO-s, Eurofighter-at gjermanë gati ta rrëzojnë
25/11/2025 15:44

Avionët luftarakë rumunë dhe gjermanë të NATO-s u ngritën me urgjencë në fluturim të martën pranë kufirit të Rumanisë me Ukrainën për t'iu përgjigjur ndërhyrjes së një droni rus që depërtoi më thellë se kurrë në hapësirën ajrore rumune, në atë që Bukureshti e quajti një provokim rus. Ministri rumun i Mbrojtjes tha se pilotët e NATO-s ishin gati të rrëzonin një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit anëtar të aleancës, por ishin tërhequr, për shkak të shqetësimit se mund të shkaktonin dëme në tokë. Fragmente droni pa ngarkesë shpërthyese u gjetën më vonë në territorin rumun. "Kemi të bëjmë me një provokim të ri rus kundër Rumanisë, një dron që ushtria rumune dhe Eurofighterat gjermanë janë përpjekur ta rrëzojnë," tha ministri. "Supozimi im është se pilotët analizuan dëmin e mundshëm kolateral dhe zgjodhën të mos angazhoheshin". Dronët rusë ishin lëshuar mbi portet ukrainase gjatë natës pranë kufirit me Rumaninë, i cili shtrihet përtej lumit Danub. Shkelja e së martës ishte e 13-ta që Rumania ka raportuar në hapësirën e saj ajrore që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Përveçse më e thella, ishte edhe e para që ndodhi gjatë ditës.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58