Teksa sezoni turistik është në pikun e tij, policia rrugore ka intensifikuar kontrollet me mjete inteligjente që masin shpejtësinë dhe me dron edukues, për parandalimin e aksidenteve rrugore në zonat bregdetare. Vetëm në fundjavë, nga kontrollet janë zbuluar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor, në aksin ‘Orikum –Llogara’.