Rusia pezulloi të gjithë fluturimet hyrëse dhe dalëse në të gjithë aeroportet e Moskës, në orët e para të mëngjesit të të shtunës, teksa shkak u bënë disa dronë ukrainas të hedhur mbi kryeqytet. Pak pas orës 2 të mëngjesit, u identifikuan dronët dhe sipas protokollit në të tilla raste, kur shfaqen objekte të panjohura dhe të rrezikshme, u urdhërua pezullimi I fluturimeve.