Top News – Dronët ukrainas arrijnë në Vollgë / Sulm i ri në Rusi, ndalet puna në uzinën elektronike
09/06/2025 11:21

Një sulm me dron ukrainas, ndër më të thellët në Rusi në më shumë se tre vjet luftë, detyroi pezullimin e përkohshëm të prodhimit në një kompani elektronike në rajonin e lumit Vollga të Çuvashia-s, tha kreu i rajonit të hënën. Gurvernatori i Çuvashia-s, Oleg Nikolayev, tha se sulmi, rreth 1,300 km larg nga kufiri me Ukrainën, nuk shkaktoi viktima. Por "u mor vendimi për të pezulluar përkohësisht prodhimin për të garantuar sigurinë e punonjësve" të ndërmarrjes ku ranë dronët, tha Nikolayev. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse dronët shkaktuan ndonjë dëm. Nikolayev tha se një dron tjetër ra në disa fusha në zonën e kryeqytetit të rajonit, Cheboksary. Ushtria e Ukrainës tha në një deklaratë në Telegram të hënën se "të paktën dy dronë" goditën uzinën e specializuar në prodhimin e pajisjeve të navigimit që përdorën tek dronët e sulmit, bombat ajrore të telekomanduara dhe armët me precizion të lartë. Ushtria ukrainase tha se sulmi me dron shkaktoi një zjarr të madh në uzinë. Ministria ruse e mbrojtjes - e cila raporton vetëm se sa dronë u shkatërruan, jo sa u lëshuan nga Ukraina - tha në Telegram se njësitë e saj rrëzuan dy dronë mbi Çuvashia. Në total, tha ajo, sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 49 dronë ukrainas gjatë natës mbi Rusi. Kievi shpesh ka thënë se sulmet e tij brenda Rusisë synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kyçe për përpjekjet luftarake të Moskës dhe janë në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ruse në Ukrainë. Uzina elektronike e goditur është në listën e sanksioneve të SHBA-së, sipas faqes së internetit të Thesarit të SHBA-së. Një sulm tjetër me dron ukrainas në rajonin Voronezh që kufizohet me Ukrainën dëmtoi ndërkohë një tubacion gazi, duke ndërprerë furnizimin me gaz për shumë shtëpi.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58