Disa dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës, në pjesën veriore. Pas ministrit të Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla, edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se së fundi janë regjistruar raste të fluturimeve të dronëve në veri të vendit, të cilët dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë. Për rastet, Hoxha thotë se Policia ka kontaktuar me KFOR-in dhe se po bëhen monitorime. Ai theksoi se rreziku ekziston për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët, të cilët sipas tij janë të mbrojtur nga institucionet.