Shërbimi suedez i Sigurisë po heton për dronet e paautorizuar mbi tre centrale të energjisë bërthamore të Suedisë, u njoftua nëpërmjet një deklarate për shtyp. Policia në Suedi dërgoi patrulla dhe helikopterë tek centrali bërthamor në Forsmark, në kërkim të një droni që u pa të fluturonte mbi këtë objekt në orët e vona të së premtes. Ata nuk ta arritën ta kapin mjetin e telekomanduar.