Top News – Dronë mbi platformën e naftës në Kaspik / Ukraina ‘trondit’ Rusinë, ndalon prodhimin
11/12/2025 14:42

Dronët ajrorë ukrainas goditën një platformë ruse nafte në Detin Kaspik për herë të parë të enjten, duke ndaluar prodhimin në objektin në pronësi të Lukoil, sipas një zyrtari nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. Sulmi ndaj platformës Filanovsky, pjesë e fushës më të madhe të naftës në Kaspik të Rusisë, është shenja e fundit se Ukraina po përpiqet të përshpejtojë fushatën e saj për të ndërprerë prodhimin rus të naftës dhe gazit. Të paktën katër sulme me dronë goditën platformën, duke detyruar ndalimin e punës në më shumë se 20 puse nafte dhe gazi, tha zyrtari. Fusha Filanovsky, e zbuluar në vitin 2005, u përurua nga Presidenti Vladimir Putin në vitin 2016 dhe prodhon rreth 120,000 fuçi naftë në ditë. Nuk ishte e qartë se nga e nisi ushtria ukrainase sulmin, por Deti Kaspik është më shumë se 700 km larg nga kufiri më i afërt i Ukrainës. Kievi ka kryer sulme të shumta me dronë ndaj objekteve ruse të naftës këtë vit në një përpjekje për të minuar aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë. Sulmet kanë synuar veçanërisht rafineritë e naftës, shumë prej të cilave ndodhen në pjesën evropiane të Rusisë. Ukraina e zgjeroi fushatën e saj muajin e kaluar duke synuar cisterna të flotës hije të rusisë që transportojnë naftë ruse përmes Detit të Zi. Tre anije të tilla janë goditur nga dronë detarë ukrainasë në dy javët e fundit. Të paktën shtatë shpërthime kanë goditur cisterna të tjera që kanë ndaluar në portet ruse që nga dhjetori 2024 në vende të tjera duke përfshirë Mesdheun. Ukraina nuk ka konfirmuar dhe as mohuar ndonjë rol në këto sulme.

Top News – 75 mijë trupa kundër karteleve. Ekuadori nxjerr ushtrinë kundër bandave të drogës
16/03 22:00
Top News – Sistem antidron britanik kundër Iranit. Londra mendon testimin në Lindjen e Mesme
16/03 21:00
Top News- 400 mln fuçi nafte nga rezervat. IEA gati të ndërhyjë, Irani: Hormuzi, mbyllur për armiqtë
16/03 20:00
Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
Top Channel/ Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: “Neve, mos na llogarisni”!
16/03 11:17
DIGITALB DIGITALB