Ushtria gjermane, Bundesëehri, ka në dispozicion më shumë se 108 miliardë euro këtë vit cka përbën një shumë të paprecedentë. Me këto para Bundesëehri, tek i cili është kursyer për dekada, duhet të bëhet përsëri i aftë për luftë. Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi qeveria federale druhet se Rusia mund të jetë e aftë të nisë ndonjë sulm në territorin anëtar të NATO-s që në vitin 2029.