Kamerat e sigurisë së burgut të sigurisë së lartë në Peqin kanë fiksuar një dron i cili ka fluturuar pranë tij, rreth 120-150 m larg perimetrit të sigurisë gjatë mesnatës. Droni u zbulua nga policët e rrethimit të jashtëm, të cilët pasi kanë dëgjuar zhurmën e dronit kanë dhënë alarmin dhe kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjitha ambjentet e burgut. Nga kontrollet është zbuluar se droni ka hedhur brenda ambienteve të burgut dy telefona ‘Iphone’, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.