Një 57 vjeçare është arrestuar nga policia e Korçës, pasi gjatë kontrolleve në lokalin që administronte iu gjet një sasi e madhe kanabisi i përpunuar sintetik. Droga, e njohur edhe si bonsai, u sekuestrua ndërsa 57-vjeçarja me inicialet E.B., u arrestua në kuadër të operacionit Tempulli. Gjatë inspektimit në banesën e saj u zbuluan gjithashtu fidanë kanabisi, doza të tjera të drogës, një peshore elektronike dhe një grirëse për bimët narkotike. Këto u sekuestruan si provë materiale së bashku me gjërat që u gjetën në lokal.