Policia Greke ka arrestuar shtetasin shqiptar Mario Guxo, pasi sipas departamentit të anti drogës së Atikës, ai u kap në flagrancë, duke transportuar dy pako kanabis sativa me peshë 25 kg kanabis. Bëhet me dije se ai kishte tërhequr pranë kompanisë Fedex pakot të mberritura me emrin e një personi tjetër, që rezulton kartë identiteti greke false. Guxo e kryente kete akvitet për disa muaj, sakaq policia dyshon se ai ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste. I riu shqiptar ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si dj në lokale te ndryshme të kryeqytetit grek. Raportohet se ai e trafikonte drogën në lokalet ku edhe punonte.