Policia e Tiranës thotë se ka shkatërruar një grup kriminal që ushtronin aktivitetin e përpunimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në zyrat e një portali lajmesh të vendosura në zonën e ish-Bllokut. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Ergis Noka, që punonte si gazetar në këtë portal dhe tre shokë të tij.