Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ka zbuluar një skemë të mirëorganizuar për futjen e lëndëve narkotike në paraburgimin e Bradasheshit. Pas hetimeve të zhvilluara, janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe një punonjës policie i burgut. Në pranga kanë rënë gjithashtu një familjare e një të paraburgosuri, si edhe vetë një i paraburgosur. Sipas të dhënave hetimore, të dyshuarit bashkëpunonin mes tyre për të futur lëndë narkotike në ambientet e paraburgimit, duke shfrytëzuar pozicionin dhe lidhjet që dispononin. Hetimi është pjesë e fushatës së kontrolleve të intensifikuara nga Shërbimi i Burgjeve, e ndërmarrë pas arratisjes së bujshme të Altin Ndoci-t, me qëllim forcimin e sigurisë.