773 bimë narkotike kanabis, janë sekuestruar në malësinë e Krujës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.