Rreth 50 kilogramë kokainë, në vlerën e 35 milionë eurove janë gjetur në një konteiner me karkaleca të ngrirë që vinte nga Ekuadori.Në pranga ka rënë një 23-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet të kishte rolin e transportuesit. Trafikantët e drogës duket se kanë nisur të ndryshojnë mënyrat për të sjellë drogën nga vendet e origjinës në portet europiane.