Një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa e cila ishte e fshehur brenda një kamioni tip Renult, u kap në doganën e Malit të Zi. Lënda narkotike trafikohej nga Shqipëria drejt vendit fqinj, për pasojë janë ndaluar dy shtetas, konkretisht drejtuesi i kamionit shtetasi KO dhe pasagjeri me iniciale IO, babë e birë të dy banues në Durrës.